Flash

Ambasada amerikane i kërkon qytetarëve të saj të qëndrojnë larg protestës

Lapsi.al 7 July 2022
Ambasada amerikane i kërkon qytetarëve të saj të

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar duke këshilluar qytetarët e saj të qëndrojnë larg zonave ku do të grumbullohen qyetarë të pranishem në protestën e thirrur nga Sali Berisha këtë të enjte të 7 korrikut, përpara Kryeministrisë.

ambasadaamerikane

“Para Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë ditën e enjte, datë 7 korrik 2022, me fillim në orën 19:00.

Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë protesta zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, shkruan ambasada.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI