Flash

Mané i gatshëm të vdesë në fushë për Senegalin e tij: “Mora përgjegjësinë, por më thanë jo”

Lapsi.al 7 July 2022
Mané i gatshëm të vdesë në fushë për

Sadio Mané është i gatshëm të vdesë në fushë për Senegalin e tij. Lojtari ka dëmtuar kokën gjatë 1/8 të finaleve të Kupës së Afrikës mes kombëtares së tij dhe Kepit të Gjelbër. Pavarësisht nga tronditja cerebrale, ai nuk ishte i gatshëm të humbiste çerekfinalet e kompeticionit. Më pas, lojtari propozoi të nënshkruante një marrëveshje me mjekët e klubit dhe Federatën për të marrë të gjitha përgjegjësitë në rast vdekjeje.

Mané dëmtoi kokën pas përplasjes me portierin Vozinha: portieri u largua menjëherë nga fusha dhe u transportua në spital, ndërsa sulmuesi senegalez vazhdoi të luante derisa u ndje keq dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte. 30-vjeçari për siguri u transportua në spital për ekzaminime.

Ndërkohë, Senegali fitoi ndaj Kepit të Gjelbër dhe arriti në çerekfinale të turneut. Mané, duke pasur parasysh tronditjen e pësuar, ishte në dyshim. Klubi i tij në atë kohë, Liverpool, i kishte shkruar federatës senegaleze dhe FIFA-s për tu siguruar që lojtari të pushonte për të paktën pesë ditë. Vetëm se Sadio kishte plane të tjera në mendje. 30-vjeçari, nëse do të ndiqte udhëzimet e Reds dhe mjekëve, do të humbiste ndeshjen çerekfinale. E ai nuk ishte i gatshëm të humbiste ndeshjen, madje kërkoi të rrezikonte edhe jetën e tij.

Ai rrëfeu vetë për Pro Direct Soccer France: "Kur u dëmtova kundër Kepit të Gjelbër dhe pata një tronditje cerebrale, nuk fola kurrë për atë ditë, Liverpooli bëri presion mbi federatën dhe i shkroi një letër FIFA-s duke thënë se më duheshin të paktën pesë ditë pushim e kjo do të thoshte se duhej të humbja çerekfinalet. Këto rregulla donte t'i zbatonte edhe mjeku ynë i kombëtares. Kur më njoftuan, thirra trajnerin dhe i thashë 'Doktori nuk do që unë të luaj, por duhet të më futësh në 11-shen titullare'“.

Një kërkesë e pamundur. Mané, megjithatë, ishte i gatshëm edhe të vdiste duke marrë të gjitha përgjegjësitë: "Ishte rreth një ose dy e mëngjesit, të gjithë u kapën nga paniku dhe unë thashë 'Trajner e di që edhe ju keni frikë. Thjesht shkruani një letër duke thënë se kam luajtur me vullnetin tim, në rast se vdes ose çfarëdo të ndodhë. Të gjithë ishin të tensionuar. Nuk e firmosa letrën, sepse në fund më thanë 'jo, jo nuk është e mundur', por isha gati ta bëja. Doktori pastaj tha 'Mirë, le të bëjmë një skaner në mëngjes'".

Në fund, Mané mundi të dilte në fushë: “Në mëngjes bëmë skanerin, e dërguam në Konfederatën e Futbollit Afrikan, ata e kontrolluan me mjekun dhe nuk kishte asgjë shqetësuese, kështu që doktori tha 'Mirë, mund të luash'. Të më shihte duke nënshkruar një marrëveshje do të ishte e komplikuar edhe për të. Faleminderit Zotit gjithçka shkoi mirë”. 30-vjeçari u bë heroi i Senegalit, duke shënuar penalltinë fituese në finalen kundër Egjiptit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI