Flash

"Ne të falimentuar? Nuk është mesazh i Bayern": Barcelona reagon ndaj talljes dhe pret përgjigje për Lewandowski

Lapsi.al 7 July 2022
"Ne të falimentuar? Nuk është mesazh i Bayern":

Joan Laporta del hapur për Robert Lewandowskin: "Ne kemi bërë një ofertë për të dhe jemi në pritje të përgjigjes, do të shohim nëse është pozitive. Ndërkohë dua të them se e vlerësoj përpjekjen që lojtari po bën për të ardhur këtu". Presidenti blaugrana, gjatë prezantimit të Christensen, i është përgjigjur edhe zërave për një mesazh shumë të rëndë drejtuar Barçës nga Bayern Mynih (bavarezët nuk e pranojnë ofertën e spanjollëve sepse, duke pasur parasysh situatën e tyre ekonomike, brenda një-dy vjetësh janë të destinuar me falimentim: koncept që i atribuohet një gazetari të Spiegel): "Nuk i besoj këto gjëra, duhet të ketë qenë një shaka gjatë një bisede. Kjo gjë nuk vjen nga Bayerni, të cilin ne e respektojmë. Barça do të mbushë 125 vjeç në vitin 2024 dhe ka pak klube që kanë një histori si e jona”.

Laporta mohoi gjithashtu pakënaqësitë e raportuara, sipas mediave, të Xavit për merkaton e katalanasve: "Sapo fola me të dhe ai më dha entuziazëm, e pashë optimist dhe u përqafuam. Gjithçka është ashtu siç pritej". Së fundi, për blerjet e ardhshme: "Përpara se 15% e shitjes së të drejtave televizive të hyjë në arkë, ne nuk do të bëjmë asnjë blerje tjetër. Por Barça ka sërish besueshmëri".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI