Flash

Protesta e sotme ‘blindon’ me veshje prej çeliku kryeministrinë

Lapsi.al 7 July 2022
Protesta e sotme ‘blindon’ me veshje prej çeliku

Ditën e sotme mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Me anë të deklaratave të shumta është bërë thirrje për të dalë, më 7 korrik, në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00. Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës. Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore, duket se nga ana e tij kryeministri Rama ka marrë masat në rast të një eskalimi të mundshëm të tubimit.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI