Flash

Rezoluta për njohje të ndërsjellë, Vuçiç: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës

Lapsi.al 7 July 2022
Rezoluta për njohje të ndërsjellë,  Vuçiç: Nuk

Serbia nuk do të nënshkruajë kurrë një marrëveshje që përfshin njohje reciproke me Kosovën. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksander Vuçiç, një ditë pasi Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të bazohet në njohjen reciproke. Vuçiç tha se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia kishte kërkuar këtë gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por përgjigjja e tij do të ishte ndryshe.

“Bukur dhe me mirësjellje u themi se nuk do ta nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, as nuk do ta konsiderojmë”, ishin fjalët e tij.

Vuçiç, po ashtu, e mohoi deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel. Sipas tij, mesazhet që vijnë nga Prishtina për një takim të mundshëm me Kurtin, nuk janë të vërteta. Vuçiç theksoi se nuk do ta refuzonte dialogun me kryeministrin e Kosovës, por se për momentin ai nuk do të shërbente për asgjë. Duke iu referuar rezolutës së miratuar në Parlamentin Europian, Vuçiç bëri gjithashtu të ditur se Serbia nuk do t’i bashkohej sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI