Flash

U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekia: Kastriot Myftaraj ishte i “dënuar” me vdekje

Lapsi.al 7 July 2022
U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekia: Kastriot Myftaraj ishte i

Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”. Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.

Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.

Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.

“I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia.

Të këshilluara

Gjendet e vetëvarur gruaja në Lushnje

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Lushnja, ku një grua 66 vjeçe është gjendur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj. Sipas informacionit të policisë, gruaja ...

18:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI