Flash

"Unë i mbaj premtimet": Lotito mbyll polemikat me Taren dhe lajmëron katër blerje për Sarrin

Lapsi.al 7 July 2022
"Unë i mbaj premtimet": Lotito mbyll polemikat me Taren dhe

Pas mohimit të sherrit me Igli Taren, Claudio Lotito mban të bashkuar Lazion dhe kalon te faktet: "Tani mjaft polemika, le të flasim për fushën. Le të rremojmë të gjithë në të njëjtin drejtim për të bërë kapërcimin në kualitet". Presidenti, me fjalët e artikuluara dje në Formello dhe të raportuara nga Il Messaggero, fikson hapat e ardhshëm për merkaton e transferimeve bardhekaltër: "Kam një angazhim me Sarrin për dy mbrojtës dhe dy portierë. Ndal. Një mbrojtës tashmë ka ardhur (Casale), tjetri do të vijë. Unë do t'i mbaj premtimet e bëra për trajnerin me të cilin kam hartuar një listë me lojtarët më të mirë për të ndërtuar një ekip të madh".

Duke folur për prapavijën, Lotito nënvizon se si Casale ka qenë “gjithmonë zgjedhja jonë e parë”, ndërsa emri tjetër duket se të çon te Alessio Romagnoli, në një transferim të lirë pas skadimit të kontratës me Milanin, edhe pse deklaratat e numrit një të bardhekaltërve nuk i japin siguri Sarrit: "Me këto lloj kushtesh ai mund të qëndrojë në shtëpi".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI