Flash

Aksident i rëndë në Berat/ Automjeti hedh në ajër gruan tek vijat e bardha

Lapsi.al 8 July 2022
Aksident i rëndë në Berat/ Automjeti hedh në ajër gruan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Çelepias". Mësohet se një automjet me targa gjermane ka përplasur një grua në vijat e bardha, e cila po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje. Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi. E plagosura, që mësohet se është rreth 65-vjeçe, është banore e lagjes "Çelepias" dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi.

Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni B.O. ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI