Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Leksioni që Britania i dha sërish botës

Lapsi.al 8 July 2022
Leksioni që Britania i dha sërish botës

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe të ndryshojnë “ajrin”, ata e bëjnë atë. Kështu materializohet vazhdimisht ndryshimi në Doëning Street.

Në rastin më të mirë, ai mund të vendoset nga votuesit nëpërmjet zgjedhjeve. Por në raste të jashtëzakonshme edhe nga vetë partitë politike. Kjo gjë ka ndodhur tashmë disa herë në të kaluarën. Mjafton të kini parasysh Margaret Thatcher, sa për të përmendur një nga rastet më të famshme.

Më pas e njëjta gjë ndodhi me Theresa May, David Cameron dhe dje me Boris Johnson. Sigurisht, arsyet janë të ndryshme, por thelbi nuk ndryshon:partia vendos se është e dobishme të bëjë ndryshime, dhe udhëheqësi ftohet (është më e saktë të thuhet detyrohet) që të largohet.

Në Britaninë e Madhe nuk ka udhëheqës politikë të përjetshëm. Atje ndryshimi nuk perceptohet si një vlerë negative apo si një poshtërim, por si një mundësi. Ndërsa britanikët nuk e patën problem të dërgojnë në shtëpi edhe një gjigant si Winston Churchill, fitues i Luftës së Dytë Botërore së bashku me Aleatët (u mund në zgjedhjet parlamentare të vitit 1945 nga Partia Laburiste e Clement Attlee), ka më shumë liderë që kanë dalë në pension më herët nga të njëjtat parti politike.

Më lart përmendëm rastin e Zonjës s Hekurt, Margaret Thatcher, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1990, pasi mbeti pakicë në Partinë Konservatore. Pas largimit të saj, Michael Heseltine mori drejtimin e partisë ndërsa John Major u dërgua në vend të saj në 10 Downing Street.

Me gjithë ndryshimet e mëdha që solli në vendin e saj, dhe pavarësisht se u bë një ikonë e botës konservatore në nivel global, së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan, Thatcher nuk ishte në gjendje të kapërcente valën e madhe të antipatisë publike, që prodhoi sidomos miratimi i një takse të re fikse, e njohur si “taksa e votës”.

Po ashtu, ajo pagoi një kosto të rëndë edhe për qëndrimet e saj në Komunitetin Evropian, të cilat nuk kishin dakordësinë e të gjithëve në Partinë Konservatore. Udhëheqja e një partie në Britaninë e Madhe, vendoset në mënyrë demokratike.

Duhet një numër i caktuar firmash nga kolegët deputetë (konservatorët parashikojnë në statusin e tyre 8 firma), për të qenë në gjendje të garosh për udhëheqës. Pastaj delegatët vendosin pasi mblidhen në një asamble. Procedurat janë shumë të shpejta, dhe zgjasin maksimumi disa javë.

Dhe nuk ka nevojë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Pasi të jenë larë hesapet brenda partisë, kreu i ri i partisë i prezantohet Mbretëreshës, e cila e mandaton për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Që të gjitha ndodhin me një thjeshtësi dhe transparencë ekstreme.

Natyrisht nuk mungojnë grindjet e brendshme dhe lojërat e pushtetit, sikurse ndodh në çdo sistem politik. Por në dallim nga Italia, reduktohen në minimum sjelljet bizantine dhe “revolucionet për hir të revolucioneve”. Ashtu siç janë pothuajse joekzistente “dramat”që luhen para publikut.

Nëse një udhëheqës mposhtet dhe largohet nga dera, ai nuk mund të rikthehet nga dritarja, ndoshta i veshur me një kostum tjetër, duke pretenduar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është gjithashtu një ndryshim tjetër i madh midis sistemit britanik dhe sistemit politik italian.

Nëse Churchill u dërgua në shtëpi pasi mundi nazistët, Johnson u rrëzua pasi mundi pandeminë e Covid-19. Pra historia përsëritet në vijimësi. Pavarësisht se çfarë gjërash të miramund të kenë bërë liderët, politika britanike ka një normë shumë të lartë të qarkullimit të elitave drejtuese. Dhe kjo gjeneron antitrupa të fuqishëm kundër çdo lloj sëmundjeje./ (Nga Orlando Sacchelli – “Il Giornale” – bota.al)

Të këshilluara

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Gjatë vizitës në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të shtyjë më tej integrimin e Izraelit në rajon dhe t’u kërkojë vendeve t...

20:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI