Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Çudira afrikane: CAF zbuloi se në Bregun e Fildishtë bie shi, Kupa e Afrikës shtyhet për janar 2024

Lapsi.al 8 July 2022
Çudira afrikane: CAF zbuloi se në Bregun e Fildishtë bie shi,
Në Bregun e Fildishtë në qershor bie shi, shumë madje. Natyrisht, klima po ndryshon kudo, ka fenomene të paparashikueshme, por jo deri në atë pikë sa të bjerë borë në pyjet e Kongos, apo të të lejojë të shtrihesh në brigjet e Detit të Veriut në janar për t'u nxirë. Kështu që vendimi i Caf-it për të zhvendosur Kupën e Afrikës 2023, të planifikuar për qershorin e ardhshëm, për në janar 2024, nuk vjen tamam si një rrufe në qiell të hapur, sa për të qëndruar në temën meteorologjike. Disa faqe të specializuara e kishin ngritur problemin prej kohësh, duke postuar në rrjetet sociale pamje të stadiumeve të përmbytura. Impiante në të cilat, një vit më vonë (23 qershor-25 korrik në Abidjan, Bouaké, Yamoussoukro, Korhogo dhe San-Pedro, vende që mbeten të pandryshuara), duhet të ishin luajtur ndeshjet e Kupës së Afrikës 2023. Kështu, në mbledhjen e ekzekutivit të CAF, para fillimit të Kupës së Afrikës për femra që nisi ditët e fundit në Marok, u vendos që të shtyhet turneu. Jo dicka e re pasi edicioni i fundit u mbajt midis janarit dhe shkurtit në Kamerun, një vit pas parashikimit për shkak të pandemisë. "Kupa e Afrikës do të zhvillohet midis janarit dhe shkurtit 2024 - tha Patrice Motsepe, president i Caf në konferencën për shtyp në Rabat - Ne nuk donim të rrezikonim të luanim kupën nën një përmbytje. Nuk do të ishte mirë për imazhin e futbolli afrikan”. Problemi është se vendimi për të kaluar eventin në verë është marrë fillimisht për të mos ndërhyrë në kampionatet kombëtare, me shumë klube që e shohin veten të privuar edhe nga lojtarët themelorë për rreth një muaj. Një tjetër vendim i marrë nga drejtuesit e Caf është ai i rikthimit te finalja e dyfishtë e Champions, me ndeshje në shtëpi dhe transfertë, pasi tre edicionet e fundit ishin zhvilluar me një ndeshje teke, me polemika të pafundme për trofeun e fundit të fituar nga Raja. Casablanca ndaj egjiptianëve të Al Ahly, një ndeshje e luajtur në Casablanca, vendi i zgjedhur pas ndeshjeve të para gjysmëfinale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI