Flash

Di Maria-mania në Torino: argjentinasi mbërrin në JMedical, e presin më shumë se 200 tifozë

Lapsi.al 8 July 2022
Di Maria-mania në Torino: argjentinasi mbërrin në JMedical, e
Në orën 8:50 të mëngjesit Angel Di Maria ka mbërritur në JMedical për të filluar ekzaminimet e zakonshme mjekësore me Juventusin. Argjentinasi, i cili zbarkoi mbrëmë në Torino, u mirëprit nga më shumë se dyqind tifozë që e brohorisnin. Kështu, Fideo i kushtoi disa minuta mbështetësve të tij të rinj, duke bërë selfie dhe nënshkruar autografe. Pas kontrolleve mjekësore pritet nënshkrimi i kontratës në Continassa. Ish-anësori i PSG, i mbërritur me parametër zero, do të nënshkruajë me bardhezinjtë për një vit për shtatë milionë euro. Asnjë opsion për rinovim me sulmuesin e destinuar të rikthehet në Argjentinë te Rosario Central. Në këtë mënyrë, Juventus nuk do të mund të përfitojnë lehtësirat financiare nga Dekreti i Rritjes, por kjo nuk i ka penguar drejtuesit e klubit të insistojnë për të marrë në skuadër Di Marian. Në JMedical ka mbërritur mëngjesin e sotëm edhe Dusan Vlahovic, që do të kryejë ekzaminimet mjekësore në funksion të grumbullimit të ardhshëm. Sulmuesi serb është pritur me entuziazëm edhe nga tifozët e shumtë të pranishëm, ndërsa me të ka qenë edhe Rovella.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI