Flash

Meta: Kauzat e drejta që u ngritën në protestë duhet të zgjojnë të gjitha institucionet

Lapsi.al 8 July 2022
Meta: Kauzat e drejta që u ngritën në protestë duhet të

Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, vjen reagimi nga presidenti Ilir Meta.

Ai e cilësoi tubimin një manifest masiv paqësor. Sipas Metës, “Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.”

"Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.

Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.

Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim.

Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik.

Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse!", shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI