Flash

Sekustrohen 3.7 kg lëndë narkotike në Krujë, arrestohen babë e bir

Lapsi.al 8 July 2022
Sekustrohen 3.7 kg lëndë narkotike në Krujë, arrestohen

Babë e bir janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Krujë, gjatë një operacioni antidrogë. Në kuadër të operacioni policor të koduar "Kroi i Madh" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI