Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Video/ Jepjani që tani Çmimin Puskas: kontroll e akrobaci në një kënd të pamundur për golin e vitit

Lapsi.al 8 July 2022
Video/ Jepjani që tani Çmimin Puskas: kontroll e akrobaci në
Me kampionatet e mëdha evropiane ende të ndaluara dhe skuadrat në grumbullim gati të ngrohin motorët e tyre për sezonin e ardhshëm, mënyra e vetme për t'u argëtuar janë turnetë në vendet e Amerikës së Jugut dhe Azisë. E kushdo që ka pasur mundësinë të shohë ndeshjen e Ligës Japoneze J1 mes Kashima Antlers dhe Cerezo Osaka, sigurisht që nuk u zhgënjye. Në të vërtetë, ndoshta do të ketë mbetur edhe pa fjalë duke admiruar veprimin e brazilianit Everaldo, që i lejoi vendasve të barazonin 3-3 në fund. Një gol që bëhet menjëherë një kandidat serioz për Çmimin Puskas 2022. Në minutën e '89 të një ndeshje spektakolare që pa miqtë e Cerezo Osaka të udhëhiqnin 2-3 ndaj Kashima Antlers, të dytët në renditje. Vendasit tentuan sulmet e fundit të dëshpëruara në kërkim të barazimit, dhe një top i gjatë nga prapavija gjeti goditjen me kokë të sulmuesit Suzuki, i cili shpërbleu në një mënyrë pak a shumë të vullnetshme ndërhyrjen e shokut të skuadrës Everaldo, i aktivizuar rreth njëzet minuta më parë. Ajo që ndodhi në sekondat që pasuan ishte magji e pastër. Everaldo kontrolloi në vrap e sipër me gju, më pas me një sombrero befasuar kaloi një mbrojtës që po përpiqej ta mbyllte duke u futur në qendër. Me shpinë nga porta dhe nga një pozicion praktikisht i pamundur, braziliani ish-Chapecoense pati idenë e çmendur, sa edhe të shkëlqyer, për të tentuar një rovjeshatë spektakolare. Prej saj doli një finalizim për manual, me topin që u fut në këndin e kundërt, por jo para se të përplasej me shtyllën. Portieri i Cerezos, Kim, nuk mund të bënte asgjë tjetër, përvec se të ndiqte trajektoren dhe të shihte topin të futej në rrjetë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI