Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 8 July 2022
Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Gjatë vizitës në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të shtyjë më tej integrimin e Izraelit në rajon dhe t’u kërkojë vendeve të Gjirit që të prodhojnë më shumë naftë për të lehtësuar situatën në tregun global të energjisë. Analistët presin të shohin se si zoti Biden do të balancojë interesat amerikane me vlerat amerikane të të drejtave të njeriut nën dritën e vrasjeve të gazetarëve Jamal Khashoggi dhe Shereen Abu Akleh.

Presidenti Joe Biden do ta fillojë udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme me një turne në bazën e forcave ajrore “Palmachim”, strehë e sistemeve izraelite të mbrojtjes ajrore. Uashingtoni po kërkon të thellojë edhe më tej marrëdhëniet e sigurisë mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, përfshirë integrimin e sistemeve ajrore izraelite përballë kërcënimeve nga Irani.

“Po bisedojmë me shtetet e rajonit lidhur me aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre dhe më pas, shqyrtimi i idesë së integrimit të mbrojtjes së përbashkët”, thotë John Kirby, Koordinator për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Një sfidë për Uashingtonin pasi Izraeli aktualisht ka një qeveri të përkohshme.

Nga Tel Avivi, Presidenti Biden do të shkojë në Xhedah, të Arabisë Saudite, hera e parë që një president amerikan fluturon direkt nga Tel Avivi në Xhedah. Ky është një tjetër sinjal nga sauditët, të cilët ende nuk e njohin Izraelin.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analisten Yasmine Farouk të institutit “Carnegie Endowment for International Peace”.

“Sauditët kanë bërë lëshime dhe madje kanë biseduar me izraelitët pas dyerve të mbyllura. Nëse këto marrëdhënie bëhen publike, mesazhi që dërgon Presidenti Biden është se tani kjo është e mundur, se janë bërë përparime. Por le të mos shkojmë më tej, duke patur parasysh se ky është hapi i parë drejt normalizimit”.

Në Xhedah Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e shteteve të Gjirit, si edhe të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë, për të ofruar garanci sigurie, ndërsa u kërkon atyre të rrisin ndarjen e barrës, në një kohë kur Uashingtoni është i përqendruar tek lufta në Ukrainë dhe kërcënimi kinez.

Presidenti Biden do të kërkojë zgjatjen e armëpushimit në Jemen, si dhe shtimin e prodhimit të naftës, për të ulur çmimet e larta të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Presidentit i duhet të balancojë interesat strategjike përballë vlerave amerikane, siç janë të drejtat e njeriut, ndërsa bisedon me regjimet autoritare, thotë analisti Brian Katulis me Institutin e Lindjes së Mesme.

“Është e rëndësishme që Amerika të vazhdojë të gjejë një mënyrë për t’i ngritur këto çështje, pjesërisht për shkak të konkurrencës me Kinën dhe Rusinë. Sigurisht që Putini dhe Xi nuk po ngrenë çështjet e aktivisteve të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, nuk është përparësi për ta. Duke qënë se Amerika është ende partneri i preferuar i sigurisë, Uashingtoni mund të përdorë këtë epërsi për të zhvilluar bisedime konstruktive.”

Megjithatë, aktivistët i kanë kritikuar planet e Presidentit Biden për të takuar Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe riparimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, një vend që ai dikur e quajti të padëshirueshëm. Kritikave u është bashkuar edhe e fejuara e Jamal Khashoggit, gazetarit të vrarë me miratimin e princit të kurorës.

Kur zoti Biden të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor, për të riafirmuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit me Izraelin, vëzhguesit do të shikojnë gjithashtu se si ai do ta trajtojë rastin e gazetares palestinezo-amerikane Shereen Abu Akleh, e cila u vra e qëlluar me armë, që sipas ekspertëve amerikanë, ka të ngjarë të jetë qëlluar nga pala izraelite./ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI