Flash

Ranë nga lartësia dy të mitur që po punonin, prangoset përgjegjësi i qendrës tregtare

Lapsi.al 9 July 2022
Ranë nga lartësia dy të mitur që po punonin, prangoset

Policia e Tiranës ka prangosur një 45-vjeçar, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë. Në këtë qendër tregtare kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen Granicë në Gjirokastër. Mësohet se zjarri është shkaktuar pasi ka shpërthyer një tenxhere me...

14:35

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI