Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

"Sulltani" vijon censurën ndaj mediave, bllokohen në Turqi faqet e Deutsche Welle dhe Zërit të Amerikës

Lapsi.al 9 July 2022
"Sulltani" vijon censurën ndaj mediave, bllokohen në Turqi

Deutsche Welle dhe shërbimi turk i Zërit të Amerikës janë mediat më të fundit, faqet e internetit të të cilave janë bllokuara nga autoritetet turke. Analistët thonë se autoritetet turke kanë kohë që duan të bllokojnë mediat kritike, ndërsa pavarësisht kontrolleve të vendosura për internetin, banorët janë bërë të aftë t’i anashkalojnë.

Për gazetarët brenda Turqisë, vendimet e rregullatorit të medias për të bllokuar qasjen në faqet e internetit të shërbimit turk të Deutsche Welle-s dhe Zërit të Amerikës, nuk janë befasi.

Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika” ka luftuar kundër urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve të autoriteteve për bllokim që nga viti 2015.

“Kjo censurë, veçanërisht në internet, u rrit në Turqi pas vitit 2010. Viti 2015 ishte një pikë kthese; faqja jonë në internetit u bllokua për herë të parë, së bashku me 107 media të tjera në internet”, thotë Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika”.

Organi rregullator i medias turke, i njohur si RTUK, në fund të muajit qershor vendosi me një urdhër gjykate që të bllokonte qasjen për shërbimin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-n pasi transmetuesit publikë ndërkombëtarë nuk aplikuan për licencat që rregullatori kishte kërkuar.

Turqia renditet pothuajse si Kina dhe Irani për censurën në internet. Por, edhe pse Ankaraja bllokon mijëra faqe interneti, përdoruesit e internetit janë bërë të aftë për të anashkaluar ndalimet.

“Që nga viti 2007, për 15 vitet e fundit, qeveria bëri 18 ndryshime në ligjin për internetin. Të gjitha këto 18 ndryshime ishin një përpjekje e re për të ndaluar ose mbyllur faqet në internet sepse përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Banorët kanë mësuar se si t’i shmangin këto ndalime”, thotë eksperte e teknologjisë.

Tani në Turqi, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës në gjuhën turke janë ende të disponueshme në platformat e mediave sociale si Twitter dhe YouTube.

Po ashtu këto dy media mund të lexohen në internet nëpërmjet programit “Tor”, i cili mbron identitetin dhe vendndodhjen e një përdoruesi.

Një tjetër mënyrë është edhe duke përdorur rrjetet private virtuale, të njohura ndyrshe si VPN, që krijojnë një lidhje të sigurt private midis një kompjuteri dhe internetit për të kapërcyer ndalimet qeveritare.

“Qeveria u përpoq të ndalonte të gjitha rrjetet private virtuale dhe ky ndalim është ende zyrtarisht në fuqi. Ky ndalim nuk është vetëm për njerëzit që duan të marrin informacione të ndryshme, por edhe për bizneset. Por ndalimi nuk zbatohet rreptësisht. Ka dhjetëra kompani që ofrojnë këtë shërbim. Unë për shembull paguaj 4 dollarë në muaj”, thotë Atilla Yesilada, analist politik në Turqi.

Organi rregullatori i medias turke thotë se shërbimi i Zërit i Amerikës në gjuhën turke dhe Deutsche Welle mund të rikthehen online vetëm nëse ata marrin një licencë. Por të dy transmetuesit thonë se kjo mund të lejojë qeverinë turke të censurojë përmbajtjen.

Edhe gazetari turk Ali Ergin Demirhan thotë se ky argument është i vërtetë, ndërsa vetë po vijon sfidën për të kundërshtuar urdhrat e shumtë të gjykatës që duan të censurojnë faqen e lajmeve në internet “Sendika”.

“Kemi pasur një numër rekord ndalimesh: 64 herë, jemi bllokuar”, thotë ai.

SHBA dhe Gjermania kanë dënuar ndalimet për transmetuesit e tyre.

Edhe Komisionit i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka thënë se kjo masë është “në kundërshtim me vlerat demokratike”.

Por Ankaraja këmbëngul se sundimi i ligjit është thelbësor në një demokraci.

Pavarësisht masave për të censuruar mediat e lira, banorët në Turqi mund ta ndjekin ende Deutsche Welle-n dhe Zërin e Amerikës duke përdorur mëyra që anashkalojnë censurën./ VOA

Të këshilluara

Shuhet ish-presidenti i "Luftës së pistë"

Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por udhëhoqi gjashtë nga vitet më të ...

22:44

Leksioni që Britania i dha sërish botës

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe...

21:59

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Gjatë vizitës në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të shtyjë më tej integrimin e Izraelit në rajon dhe t’u kërkojë vendeve t...

20:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI