Flash

Video/ "Erdhëm deri këtu për të parë të shënojë Pogba": 1000 tifozë prisnin francezin në JMedical

Lapsi.al 9 July 2022
Video/ "Erdhëm deri këtu për të parë të

Pogback! Pas gjashtë vitesh, ka nisur dje aventura e dytë e Paul Pogba me Juventusin. Mesfushori francez u ul në orët e vona të pasdites në aeroportin Caselle me një fluturim privat nga Miami së bashku me gruan e tij, Maria Zulay Salaues dhe menaxheren Rafaela Pimenta. “Jam i lumtur që jam kthyer”, tha ai për Juve TV përpara se të nisej për në Continassa, ku mori përqafimin e tifozëve të shumtë që e prisnin përpara qendrës sportive të Juventusit.

E pas zbarkimit në Torino pasditen e djeshme, Paul Pogba është gati të kryejë vizitat mjekësore në J Medical. Surpriza ishte se që nga ora 6 e mëngjesit, aty e prisnin mbi 1000 tifozë që kanë intonuar koret: "Siam venuti fin qua per vedere segnare Pogba (Erdhëm deri këtu për të parë Pogba të shënojë)"

“Sa mirë që ju shoh përsëri”, ka shkruar në rrjetet sociale Pogba, i cili do të kryejë ekzaminimet e zakonshme mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës (duhet të jetë një trevjeçare me opsion për vitin e katërt prej 7.5/8 milionë euro në sezon plus bonuse) që do ta lidhë atë me bardhezinjtë pas gjashtë vitesh te United. Numri 10 i Dybalas tashmë është gati për francezin, që largohet nga Manchesteri për te Juventus për herë të dytë me parametër zero.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI