Flash

Zaniolo një hap nga Juventus: Roma ul pretendimet në 40/45 milionë, javën e ardhshme mund të mbyllet

Lapsi.al 9 July 2022
Zaniolo një hap nga Juventus: Roma ul pretendimet në 40/45

Marrëveshja që mund ta çojë Nicolo Zaniolo te Juventus është shumë pranë dhe madje mund të mbyllet javën e ardhshme. Për të zhbllokuar një situatë, e cila dukej se kishte ngecur prej disa kohësh, u kujdes Roma që uli kërkesat e saj. Nuk flitet më për 60 apo 50 milionë euro, por për një shifër mes 40 dhe 45, edhe pse verdhekuqtë kanë hedhur poshtë sërish hipotezën e përfshirjes së Arthur në negociata.

Formula është ajo e një huazimi veçanërisht të kushtueshëm (mes 10 dhe 12 milionë euro), ndërsa pjesa tjetër (midis 30 dhe 33) me detyrimin e blerjes. Juventus, me këto shifra, do të ishte i disponueshëm për një përfundim pozitiv të negociatave. Një përfundim që duket shumë i afërt. Bardhezinjtë, pastaj, do të jenë në gjendje t'i dedikohen arkëtimit, duke shituar pjesën më të cmuar të skuadrës së tyre: Matthijs de Ligt. Me shitjen e mbrojtësit holandez, bardhezinjtë do të kishin mjaftueshëm para në dispozicion për të lëvizur në goditjet e tjera të merkatos.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI