Flash

Bruges bllokoi transferimin e Muriqit pas vizitave mjekësore, tërbohet Lotito: kërcënon belgët me Fifa-n

Lapsi.al 11 July 2022
Bruges bllokoi transferimin e Muriqit pas vizitave mjekësore, tërbohet

Mesa duket shkëndijat mes Acerbit dhe tifozëve nuk kanë qenë mjaftueshëm për të rritur tensionin në grumbullimin e Lazios. Për të nxitur edhe më shumë zhgënjim në Auronzo di Cadore ka shërbyer një situatë e veçantë e merkatos e lidhur me kalimin e Vedat Muriqit te Bruges. Bardhekaltrit dhe belgët kishin rënë dakord për çdo detaj, mungonte vetëm firma e lojtarit. Megjithatë, pas vizitave mjekësore në Belgjikë, transferimi i Muriqit u bllokua nga Bruges. Situata e ngërçit e ka tërbuar Lotiton, i cili tashmë kërcënon se do të kërkojë ndërhyrjen e FIFA-s, sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Teza e pretenduar nga Belgjika ka të bëjë me “testet fizike mediokre” të kosovarit, të cilat e kanë shtyrë Bruges të kthehet një hap pas, duke i kërkuar Lacios më shumë garanci. Marrëveshja është bërë mbi bazën e 11.5 milionë për shitjen përfundimtare. Në kryeqytet, askush nuk i beson zërat për dështimin e Muriqit në testet e Bruges. Në të vërtetë, ka nga ata që mbështesin tezën e lojës së dyfishtë të belgëve, të cilët duan të shantazhojnë Lazion duke kërkuar kushte më të mira për transferimin. Një veprim që ka tërbuar Lotiton: pronari i Lazios mendon për masa drastike. Opsioni për t'iu drejtuar FIFA-s duke thirrur në cështje Bruges është krejtësisht në lojë. Ndërkohë, Muriqi mbetet jashtë projektit bardhekaltër: Tare do të rikthehet për të biseduar me të interesuarit historikë (Galatasaray, Hull City dhe Mallorca).

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI