Flash

Mancini entuziazmon Italinë: "Do të fitoj një Botëror, por mendova edhe dorëheqjen"

Lapsi.al 11 July 2022
Mancini entuziazmon Italinë: "Do të fitoj një Botëror,

Në Katar nuk do të jetë, por Roberto Mancini nuk e shuan optimizmin e Italisë. Ndoshta është atmosfera e përvjetorit - saktësisht një vit më parë, më 11 korrik 2021, kombëtarja italiane fitoi Kampionatin Evropian duke mposhtur Anglinë me penallti në Wembley - por trajneri i Italisë e mban lart stekën pavarësisht se mungesa e kualifikimit në Katar 2022 djeg ende: "Që kur jam bërë trajner kam pasur gjithmonë një synim: të fitoj Kampionatin Evropian dhe atë Botëror. Një vit më parë, me kupën në dorë, thashë me vete: 'Do t'i fitojmë njëri pas tjetrit'. Mendoja për këtë Botëror, por padyshim që nuk ishte ashtu. Por vazhdoj ende të mendoj se do ta fitojmë një të tillë."

"Një mrekulli - shpjegoi Mancini për La Gazzetta dello Sport - ia dolëm me siguri, por jo vetëm në atë Europian: në tre vjet e gjysmë të luajtur në mënyrë madhështore. Ndodh që të fitosh një turne të madh, sepse në atë muaj gjithçka shkoi mirë: nuk ishte rasti ynë. Prapa kishte një rrugëtim të saktë: shumë ndeshje të rëndësishme, jo vetëm shtatë”.

Trajneri pranoi se ka menduar të japë dorëheqjen, si pas Euro 2020 e veçanërisht pas eliminimit me Maqedoninë që e përjashtoi Italinë nga Botërori 2022: “Më shumë e mendova herën e dytë, u gjenda në një situatë shumë të vështirë. E pata menduar edhe pak pas Wembley-t, por Kupa e Botës ishte pas pak më shumë se një viti".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI