Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i bashkohet garës për postin e kryeministrit

Lapsi.al 11 July 2022
Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i bashkohet garës për postin

Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson. Truss ka folur për planet e saj për të kandiduar si kryeministre në Daily Telegraph. Gjatë intervistës, Truss u zotua se ajo do të "luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore". Sekretarja e Jashtme e Britanisë premtoi se do të ulë taksat "që nga dita e parë", nëse vjen në pushtet.

Komiteti i 1922 i deputetëve konservatorë që organizon gara do të mblidhet të hënën për të vendosur orarin dhe rregullat e garës së lidershipit, që numëron tashmë 11 kandidatë. Procesi me dy faza do të shohë deputetët konservatorë të zvogëlojnë kandidatët në dy, përmes raundeve të votimit, përpara se anëtarët e partisë konservatore të vendosin fituesin.

Gara do të jetë e fortë pasi lista e pretendentëve për kryesi përfshin:

  • Ish-ministren e barazive, Kemi Badenoch
  • Prokuroren e Përgjithshme, Suella Braverman
  • Ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Jashtme Rehman Chishti
  • Ish-sekretari i shëndetësisë, Jeremy Hunt
  • Ish-sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid
  • Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt
  • Sekretari i Transportit, Grant Shapps
  • Ish kancelari, Rishi Sunak
  • Sekretarja e Jashtme, Liz Truss
  • Deputeti, Tom Tugendhat
  • Kancelari, Nadhim Zahawi

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI