Flash

1215 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy jetë të humbura

Lapsi.al 12 July 2022
1215 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy jetë të

Një 45-vjeçar nga Kavaja dhe një 84-vjeçar nga Gjirokastër kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1215 raste të reja me koronavirus, nga 2623 testime të kryera gjithsej, që do të thotë se afërsisht një në dy të testuar rezulton pozitiv.

Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve, me 617 vetëm në 24 orët e fundit. 53 raste të reja janë shënuar në qytetin bregdetar të Vlorës, 48 në Lushnjë, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamzë, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Aktualisht, janë 6.226 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin, nga të cilët në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 27 pacientë.

Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1215

Të shëruar në 24 orë 646

Të shtruar në spitale 27

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2623

Testime totale 1,869,375

Raste pozitive 289,391

Raste të shëruara 279,649

Raste Aktive 6,226

Humbje jete 3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,959

Durrës 468

Fier 418

Vlorë 365

Berat 185

Shkodër 190

Elbasan 179

Gjirokastër 143

Lezhë 132

Korçë 91

Dibër 65

Kukës 31

Të këshilluara

Itali, shqiptarët përleshen me kaçavida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Certosa të Italisë ku protagonistët kryesorë janë 6 shqiptarë. Ata kanë pasur një sherr mes tyre pasditen e djeshme, ku edh...

16:10

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI