Flash

Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve, i afrohet barazisë me dollarin

Lapsi.al 12 July 2022
Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve, i afrohet

Euro ka rënë në nivelin më të ulët të 20 viteve duke iu afruar barazisë kundrejt dollarit të hënën. Ndërkohë që monedha amerikane, nxitur edhe nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të rrisë më shpejt normat e interesit. Tubacioni i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, gazsjellësi Nord Stream 1, filloi mirëmbajtjen vjetore të hënën, me rrjedhat që pritet të ndalojnë për 10 ditë. Qeveritë, tregjet dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë.

"Shqetësimi më i afërt për tregjet është nëse Nord Stream 1 do të kthehet apo jo” tha Bipan Rai, kreu i strategjisë së FX të Amerikës së Veriut në CIBC Capital Markets në Toronto.

Euro ra deri në 1,0051 dollarë kundrejt dollarit amerikan, më i dobëti që nga dhjetori 2002. Indeksi i dollarit arriti në 108.19, më i larti që nga tetori 2002.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI