Flash

FOTO/ Conte 'turpëron' lojtarët e Spurs para 6 mijë tifozësh: Kane e bën të vjellë, Son shembet përtokë

Lapsi.al 12 July 2022
FOTO/ Conte 'turpëron' lojtarët e Spurs para 6 mijë

Dihet mirë se një nga dogmat e Antonio Contes si trajner është nevoja që çdo element i skuadrës së tij të ketë një gjendje fizike perfekte dhe një rezistencë të pamatshme ndaj lodhjes. E seancat e para stërvitore të Tottenhamit në Korenë e Jugut e tregojnë fare mirë. Ose më saktë, e demonstron gjendja e disa prej lojtarëve kryesorë të Spurs në fund të seancës rraskapitëse të zhvilluar në stadiumin e Seulit para 6 mijë shikuesve.

Tottenhami i Antonio Contes ndodhet në Korenë e Jugut ku ai do të qëndrojë për disa javë dhe do të luajë dy miqësore, njëra me përfaqësuesen e K-League dhe tjetra kundër Sevillas. Vendi aziatik nuk është sigurisht vendi më i mirë në botë për të kryer një përgatitje, me temperaturat e larta dhe plot lagështi. Por përfitimi ekonomik për një turne të tillë është aq i rëndësishëm sa klima është në hije, edhe pse stërvitja me metodat e Antonio Contes në Seul nuk duhet të jetë e këndshme. Për saktësi pyesni lojtarët e Spurs, të rraskapitur pas një prej seancave brutale të trajnerit leçez.

Para gjashtë mijë tifozëve, të mbledhur veçanërisht për idhullin vendas Son Heung-min, dhe nën urdhrat e përgatitësit atletik Gian Piero Ventrone, skuadra në fund të seancës u detyrua të përshkonte 42 xhiro të fushës 105 metra të gjatë (kush vinte nga kombëtarja “vetëm” 30 xhiro). Në fund të këtij ushtrimi të tmerrshëm, shumë lojtarë të Spurs u rrëzuan, me Harry Kane që madje volli në anë të fushës dhe heroin vendas Son që u shemb në tokë i rraskapitur.

Më dinaku u tregua Kulusevski, ndoshta sepse e kuptoi se me çfarë do të përballej. Suedezi u kthye në dhomën e zhveshjes pas gjysmë ore për një dhimbje në pulpë. I njëjti problem edhe për Ivan Perisic, i cili e ndoqi të gjithë seancën nga ana e fushës. Ose ndoshta dy ish-lojtarët e Serie A e dinin mirë metodën brutale të stërvitjes së Contes...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI