Flash

Ishte me pushime, basketbollisti bie nga ballkoni dhe pëson frakturë në vertebër: "Shpëtova për mrekulli"

Lapsi.al 12 July 2022
Ishte me pushime, basketbollisti bie nga ballkoni dhe pëson frakturë

Parmaku nuk mbajti dhe rrëzimi ishte i pashmangshëm. Alessandro Gentile, basketbollisti dhe ish-kapiteni i Olimpia Milanos, mbeti viktimë e një aksidenti në shtëpi teksa ishte me pushime në Formentera me të dashurën e tij Vanya, vëllain e tij Stefano dhe disa miq.

“Jam gjallë për mrekulli, vërtet nuk kam fjalë të tjera për të përmbledhur atë që më ndodhi – shpjegoi Gentile – Nuk mbajti parmaku prej druri i tarracës së vilës që mora me qira për disa ditë pushime, dhe rashë poshtë duke bërë një fluturim pak a shumë prej katër metrash. Isha mbështetur në këtë parmak, kur papritur u gjenda poshtë. Një goditje e pabesueshme, humba edhe ndjenjat”.

Basketbollisti ka pësuar një frakturë të vertebrës cervikale dhe mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Gentile, aktualisht pa ekip pas eksperiencave të tij të fundit mes Vareses dhe Brindisit, u dërgua me helikopter në spitalin e Palma de Mallorcas. Atje, ai kaloi natën e të dielës para se të dilte nga spitali të hënën në mbrëmje.

Në Instagram ai ka dashur t'i qetësojë të gjithë: "Në orët e fundit ka dalë një lajm shumë alarmant për gjendjen time shëndetësore. Do të doja t'i siguroja të gjithë duke thënë fillimisht se jam mirë. Fatkeqësisht, gjatë kohës që isha me pushime isha viktimë e një aksidenti në shtëpi. Asgjë serioze. Falenderoj këdo që ka pasur një mendim apo një mesazh për mua dhe më vjen keq që u shqetësuat".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI