Flash

“Jam i kënaqur me sulmin që kemi”. Inzaghi i mbyll derën Dybalas dhe vlerëson Asllanin: “Gjithë personalitet”

Lapsi.al 12 July 2022
“Jam i kënaqur me sulmin që kemi”. Inzaghi i mbyll

Simone Inzaghi ka mbetur i kënaqur pas 4-1 të Interit në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, në Lugano: "Djemtë ishin shumë të mirë, kemi vetëm katër ditë që punojmë dhe tani duhet të rritemi si gjendje. Ishte një ndeshje serioze". Trajneri i zikaltërve ka folur për repartin ofensiv në këtë mënyrë, duke dribluar cështjen Dybala: “Vitin e kaluar ishim sulmi më i mirë dhe patëm fatin ta pasuruam me Lukakun. Ai dhe Lautaro e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, janë dy kampionë të mëdhenj. Por kemi edhe Correan dhe Dzekon, jam i kënaqur”.

Skuadra provoi sërish 3-4-1-2 me hyrjen e Correas pas sulmuesve: "Sistemi ynë është tjetër, por kjo është një mundësi, ne e provuam edhe kundër FC Milanese. Me kaq shumë sulmues të mëdhenj në dispozicion, unë mund të ndryshoj grupin tim herë pas here”, tha tekniku për Sportitalia.

Inzaghi ritheksoi se në mbrojtje mungon një element: “Duhet të gjejmë një zëvendësues për Ranocchian, jam gjithmonë në kontakt me drejtuesit që po bëjnë një punë të shkëlqyer”. Në fund, komplimentet për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani: “Ka treguar personalitet të madh, do të ketë Brozovic përpara, por do të jetë një vlerë për ne për gjithë vitin”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI