Flash

Piquet në gjyq për komentin racist ndaj Hamilton: gjobë 2 milionë dollarë për dëm moral

Lapsi.al 12 July 2022
Piquet në gjyq për komentin racist ndaj Hamilton: gjobë 2

Një gjykatës brazilian ka urdhëruar një hetim mbi komentet e supozuara raciste dhe homofobike të shprehura në fund të qershorit nga tre herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet kundër Lewis Hamilton. Akuzat janë ngritur nga katër grupe të të drejtave të njeriut, duke kërkuar që ish-piloti brazilian të dënohet me dhjetë milionë realë brazilian (1.86 milionë dollarë) gjobë për shkak se pretendohet t’i ketë shkaktuar dëm moral komunitetit me ngjyrë dhe atij Lgbtq.

Shtatëdhjetë vjeç, më 17 gusht, Piquet tani do të ketë dy javë kohë për të paraqitur çështjen e tij para gjyqtarit Felipe Costa da Fonseca Gomes në gjykatën federale. Komentet e ish-pilotit të Brabham, Lotus dhe Benetton - të shprehura në gjuhën e tij ndërsa fliste për incidentin mes shtatë herë kampionit të botës dhe Max Verstappen në GP të Britanisë së Madhe në vitin e kaluar - ishin dënuar nga vetë organizatorët e Kampionatit botëror, nga ekipet dhe pilotët, duke filluar nga Hamilton i cili foli për mentalitetin arkaik dhe urgjencën e një ndryshimi.

Piquet (vajza e të cilit Kelly është fejuar me kampionin holandez të botës) i ishte referuar Hamiltonit duke përdorur termin "neguinho", që përkthehet nga portugalishtja në "zezaku i vogël". Braziliani më pas i kërkoi falje Lewis, duke pretenduar se ishte keqinterpretuar dhe kurrë nuk kishte për qëllim të ofendonte kampionin e Mercedesit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI