Flash

Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë në makinë, arrestohet 38 vjeçari në Fier

Lapsi.al 12 July 2022
Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë në makinë,

Një 38 vjeçar i cili qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në automjet është vënë në pranga nga policia në Bypass-in e Fierit. Operacioni i koduar “Bypass” bëri të mundur arrestimin e personit me iniciale F. Sh., banues në Lazarat të Gjirokastrës i njohur edhe më parë për drejtësinë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte dhe kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI