Flash

SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Lapsi.al 12 July 2022
SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra ndërsa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron. Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në periferi të Alepos, por këto forca nuk bën të ditur identitetin e viktimave.

Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i IS-it për Levantin.

Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi SHBA-ja kreu një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.

Zyrtarët amerikanë thanë se Qurashi vdiq pasi shpërtheu eksplozivët me qëllim që të shmangte kapjen./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI