Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

5 arsyet pse mushkonjat ndoshta përzgjedhin kë pickojnë

Lapsi.al 13 July 2022
5 arsyet pse mushkonjat ndoshta përzgjedhin kë pickojnë

A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialistët. Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave. Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

Jeni të djersitur

Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura. Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor. Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Keni gjak të grupit 0

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut. Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0. Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Keni pirë birrë

Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat. Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool. 

Keni genet e duhura

Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre. Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzaninë tuaj? Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzanisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë. 

Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë. Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI