Flash

Ana tjetër e skandalit/ “Lavatriçja” nuk pastroi vetëm paratë e inceneratorëve

Lapsi.al 13 July 2022
Ana tjetër e skandalit/ “Lavatriçja” nuk pastroi

Thuajse çdo ditë në ekranet e televizioneve parakalojnë viktima  të aferës së inceneratorëve si Haxhire Gurakuqi, Merita Hajdari, Thanas Çani dhe të tjerë anonimë për publikun, që u gjetën në mes të një skandali tronditës korrupsioni.

Historitë e njerëzve plot halle, që u zgjuan si firmëtarë të milionave të pista të korrupsionit, janë çudira shqiptare që nuk ka gazetar t’i rezistojë dhe që hedh dritë mbi banalitetin e aferave ku dyshohen të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisjes.

Por kur denoncoi skandalin, Monika Kryemadhi zbuloi se në të njëjtën lavatriçe që përdori Klodian Zoto, u pastruan edhe para të kompanive të tjera, që kishin përfituar tendera të tjerë publikë. Sipas saj, bëhej fjalë për firma ndërtimi që kapin zakonisht ndërtimin e rrugëve apo veprave të tjera të rëndësishme.

Por përse duhej të përfshihen në një skemë pastrimi parash, kompanitë që përfitojnë tendera publikë?

Shtysa është e njëjtë, si me inceneratorët: korrupsioni.

Nëse një kompani detyrohet të paguajë ryshfet për të fituar një tender, atëherë shuma e parave që kjo kompani tërheq nga buxheti i shtetit për të kryer punimet është në vlera maksimale. Jo më kot, ndodh që kompanitë fitojnë tendera me thuajse 99% të shumës që vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Por pasi kanë marrë paratë lind nevoja e justifikimit të shpenzimeve, që duhen fryrë me faturat e mallrave. Kjo bëhet përmes kompanive fantazëm, të cilat nën emrat e Haxhire Gurakuqit, Merita Hajdarit, Thanas Çanit etj, prodhonin fatura fiktive, njësoj si në rastin e inceneratorëve.

Prandaj, në dosjen që LSI ka dorëzuar në SPAK, nuk janë të përfshira vetëm kompanitë e Klodian Zotos, por edhe të tjera, që kanë përfituar tendera dhe kanë pastruar para në të njëjtën “lavatriçe”, si Zoto.

Në datën 5 Korrik, e ftuar në emisionin Open, Kryemadhi refuzoi t’i bëjë publike emrat e këtyre kompanive private.

“Ju që keni rastin e 24 kompanive që kanë bërë 189 milionë dollarë dhe paske hallin e firmave që paskan bërë evazion fiskal. I keni faturat në SPAK dhe do t’i marrin atje dhe atje t’i shikojnë. Unë gjoba firmave nuk iu vë. Që t’iu përmend emrin këtu dhe të shkojnë nesër firmat të falen nëpër zyrat e politikanvëe, siç ka ndodh deri sot. Si u bë për rrugën e Kukësit, siç u bë për pallatet, siç u bë për konçensionet. Unë nuk jam kjo. Unë i çoj në SPAK të japin llogari atje. Të gjitha firmat që kanë fitu konçensione, që bëjnë beton, që marrin leje ndërtimi dhe që hedhin dhera” u shpreh Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se 189 milion euro evazion fiskal nuk u bënë vetëm me inceneratorët.

Deklarata zbuloi një anë tjetër të skandalit, që ka të bëjë me të njëjtin fenomen, pavarësisht se nuk prek inceneratorët.

“Unaza e re, grataçelat, rrugët që iu këndohen këngë, konçensionet 30-vjeçare dhe 20-vjeçare, hidroçentralet, ku prodhohet beton, ku prodhohet hekur, ku ka dhera, ku ka eskavatorë, ku ka fshatra turistikë” iu referua kryetarja e LSI tangent disa veprave publike, kur u pyet për të disatën herë në emision mbi emrat e kompanive private.

Përballë një afere të tillë, që prek sferat më të larta të politikës dhe biznesit, prokurorët e SPAK janë prekur nga një paralizë totale. Prej ditësh nuk ka asnjë veprim, asnjë shpjegim në media, asnjë reagim, sado simbolik mbi këtë çështje.

Edhe kur një nga viktimat e skemës, Merita Hajdari u paraqit vetë në SPAK, ajo tregoi se si prokurorët e kishin kthyer për në shtëpi. Pra, prokurorët nuk morën në pyetje as një grua që deri dje detyrohej të shiste kanaçe. Sa janë gjasat që t’u afrohen atyre që mbajnë në këmbë një sistem të tërë të kontrollit politik dhe ekonomik të vendit?/Lapsi.al

Të këshilluara

Europa e pranon: Srebrenica, turpi jonë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës  në vitin 1995, duke e q...

17:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI