Flash

Cesar Sampaio kujton si Brazili humbi finalen e Francë ’98: “Mendonim se Ronaldo po vdiste”

Lapsi.al 13 July 2022
Cesar Sampaio kujton si Brazili humbi finalen e Francë ’98:

Të jesh lojtari më i mirë në botë dhe të tërheqësh skuadrën tënde në finalen e Kupës së Botës, por papritur të jesh viktimë e një sëmundje dhe madje të rrezikosh jetën. Kjo, me pak fjalë, është ajo që i ndodhi në Francë '98 Ronaldo Luis Nazario da Limas, Fenomenit, siç njihet nga të gjithë në botën e futbollit. Pak orë para finales së Brazilit të tij ndaj mikpritësve francezë, sulmuesi i shqetësoi të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe shumë madje. Përfshirë edhe Cesar Sampaion, i cili, duke folur për Kicker, kujtoi ato momente tragjike.

Në orët para finales së shumëpritur të Botërorit 1998 në Francë mes vendasve dhe Brazilit, ndodhi diçka që tronditi jo pak dhomën e zhveshjes të Selecaos: Ronaldo, lojtari më përfaqësues i amerikano-jugorëve, pësoi papritur një sëmundje serioze. Ato momente janë përshkruar nga Cesar Sampaio, i cili ishte diga në mesfushën e atij Brazili me trajner Zagallon: “Tetë apo nëntë orë para finales, Ronaldo pati spazma të tmerrshme në hotel. Një skenë e tmerrshme, menduam se do të vdiste. Në atë moment ai ishte lojtari më i mirë në botë. Ishim shumë të shqetësuar”, u tha mesfushori gjermanëve të Kicker.

Sampaio zbuloi se nisur nga kushtet e fenomenit, trajneri Zagallo kishte vendosur të luante me Edmundon: “Papritmas gjërat dolën nga kontrolli në dhomat e zhveshjes. Menduam se Ronaldo po rrezikonte jetën dhe ishim përgatitur të luanim me Edmundon. Mjekët që e kontrolluan, nuk gjetën asgjë dhe i dhanë dritën jeshile dyzet minuta para se të dilte në fushë. Kishte nga ata që hezitonin ta shihnin në fushë, por Zagallo nuk donte të ishte trajneri që humbi finalen e Botërorit, ndërsa në stol ishte ulur lojtari më i mirë në botë...”.

Një histori për të cilën është folur dhe për të cilën është spekuluar gjatë, por që do të mbetet ende e mbështjellë me një tis misteri. Çfarë ndodhi në të vërtetë me Ronaldon atë natë?

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI