Flash

Dhunon policin në pikën kufitare të Bllatës, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 13 July 2022
Dhunon policin në pikën kufitare të Bllatës, arrestohet

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi ka goditur një efektiv policie për shkak të detyrës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, dhe i arrestuari është Almir Velinov.

“Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Kroacia hyn zyrtarisht në Euro

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë që të bëhet anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët te euro-s. Duke filluar nga 20...

22:16

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI