Flash

Presidenti i Torinos, ironizon Interin për Bremer: “Nëse Skriniar vlen 70 milionë euro…”

Lapsi.al 13 July 2022
Presidenti i Torinos, ironizon Interin për Bremer: “Nëse

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, nuk humbet kohë të bëhet protagonist sapo gazetarët e pyesin në lidhje me merkaton e transferimeve. Në mënyrë të pashmangshme, cështja u përqendrua te xhevahiri i skuadrës torineze Gleison Bremer, i cili prej javësh është përfolur për një kalim te Interi, veçanërisht në rast të largimit eventual (dhe shumë të mundshëm) të Milan Skriniar në drejtim të PSG-së. Presidenti granata nuk e mbylli mundësinë e shitjes, por shpjegoi se për mbrojtësin brazilian do të pranojë vetëm një shifër që do të gjykohej e përshtatshme.

“A ka një çmim të drejtë për Bremer? Ka, por nuk mendoj se është e drejtë të thuhet. Unë jam në marrëdhënie të shkëlqyera me menaxherin e tij dhe kam folur mirë me të”. Me këto fjalë presidenti i Torinos, Urbano Cairo, iu përgjigj gazetarëve të cilët kërkuan informacion për shitjen e mbrojtësit brazilian. "Lojtari është një djalë i jashtëzakonshëm - vazhdoi ai - dhe i thashë se kur të vinte një ofertë e përshtatshme do ta shisja". Por ka gjithmonë një 'por': “Gjithçka është relative, pasi nëse dëgjoj për 70 milionë për Skriniar, mendoj se Bremer vlen më shumë se shifrat në qarkullim”, saktësoi ai. “Dua tia plotësoj dëshirën, nuk i kam premtuar se do ta dërgoj këtu apo atje”.

Pasi pranoi se nuk do të pranonte lojtarë në shkëmbim në ofertën e Interit për brazilianin ("Casadei është një djalë i ri premtues, por unë nuk e njoh mirë atë"), Cairo më pas zbuloi një histori në lidhje me Belottin, i cili më 30 qershorin e kaluar pa skadimin e kontratës së tij me Toron: “Në vitin 2017, kur Milani kërkoi Belottin, e kërkuan si huazim me një detyrim të mundshëm blerje dhe unë nuk e shita. Nuk i refuzova shifrat që lexohen “(80 milionë). Një lamtumirë, ajo e Belottit, që ende dhemb: “Më vjen keq përtej faktit që iku me parametër zero. Ai ishte kapiten prej shtatë vjetësh”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI