Flash

Presidenti u arratis, protestuesit në Sri Lanka: Vendin e ka në burg

Lapsi.al 13 July 2022
Presidenti u arratis, protestuesit në Sri Lanka: Vendin e ka në burg

Ndërsa zbardh agimi në Sri Lanka, mijëra njerëz po enden në rrugët e qendrës së Colombo. Shumë janë mbledhur në Galle Face Green, vendi kryesor i protestës, duke dëgjuar fjalime të zjarrta në një skenë të improvizuar të ngritur për njerëzit e thjeshtë kundër qeverisë dhe liderëve që ata mendojnë se i kanë tradhtuar.

Çdo fjalim shënohet me thirrjet sporadike “Fitore për luftën” në sinhalezisht, raporton BBC. Në turmat e mbledhura në Galle Face Green në Colombo janë motrat binjake Reshini dhe Reshani Samarakoon. Së bashku me nënën e tyre, studentet 23-vjeçarë kanë udhëtuar dy ditë më parë nga Malava në jug drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë. “Unë mendoj se Presidenti Rajapaksa është si një terrorist. Ai ka terrorizuar vendin për kaq shumë kohë. Ndaj jam e lumtur që është larguar. Por e trishtuar për situatën në Sri Lanka”, tha Reshini. Motrat ishin optimiste se Sri Lanka po kthente një kapitull të ri. “Shpresojmë që në të ardhmen të bëhemi një vend i zhvilluar, ekonomikisht dhe socialisht”, tha Reshani. “Nuk na pëlqen. Ne duam paratë tona të kthehen! Dhe duam t’i vendosim të gjithë Rajapaksët në një burg të hapur ku ata mund të bëjnë punë bujqësore”, tha protestuesi GP Nimal i cili ka kaluar 43 ditët e fundit në Galle Face Green. “Nuk ka drejtësi”, shtoi.

Të këshilluara

BE pranon zyrtarisht Kroacinë në eurozonë!

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan të martën tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë futjen e euros në përdorim, duke sigurua...

20:26

SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra ndërsa po ngiste një motoçiklet...

17:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI