Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Prishtina i ndalon hyrjen drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën

Lapsi.al 13 July 2022
Prishtina i ndalon hyrjen drejtorit të së ashtuquajturës

Drejtorit të zyrës së rreme serbe për Kosovën, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja në territorin kosovar për të dytën ditë radhazi. I dërguari i Beogradit ka kërcënuar Prishtinën dhe Brukselin me dialog.

"Beogradi është i gatshëm të lëvizë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi, por Beogradi po poshtërohet, sepse dikush po i shkel të gjitha marrëveshjet. Prandaj BE-ja duhet të mendojë mirë herën tjetër kur të dëgjojë justifikimet e ndryshme të Albin Kurtit, sepse pas saj qëndron vetëm urrejtja ndaj popullit serb, urrejtja ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç dhe gjithçka që Serbia po bën në territorin e Kosovës. I takon BE-së që përfundimisht ta përcaktojë kush është penguesi i dialogut dhe sigurisht që nuk është Beogradi," deklaroi ai.

Sipas autoriteteve kosovare në kufi, Petkoviçit iu ndalua hyrja për shkak se e hëna ishte ditë pushimi, që përkon edhe me zëvendësimin e ditës së shtunë, kur ishte Kurban Bajrami.

Por zyrtari nga Beogradi pretendon se ndalimi i hyrjes bëhet vetëm për popullin serb.

"Gjithmonë ka ditë jo pune në Kosovë kur është fjala për serbët dhe kur bëhet fjalë për faktin se serbët duhet t'i ushtrojnë të drejtat e tyre në provincën e tyre jugore. Edhe Beogradi i ka ditët e tij jo pune, prandaj ne i përmbushim të gjitha obligimet tona në përputhje me marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel," tha ai.

Siç ka shtuar ai, nuk bëhet fjalë për një ditë jo-pune, por për arbitraritet të Albin Kurtit, i cili shkel marrëveshjen ku negociatorit kryesor nga Beogradi i ndalohet hyrja në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar është i paaftë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe e shikon me përbuzje Albin Kurtin dhe Kosovën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen për Vizitat zyrtare", tha Petkovic.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI