Flash

Rama për bazën e NATO-s në Durrës: Flotë detare e fjalës së fundit

Lapsi.al 13 July 2022
Rama për bazën e NATO-s në Durrës: Flotë detare e

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg u ndal te prezantimi i projektit për ndërtimin e bazës së NATO-s në portin e Durrësit duke e cilësuar atë një flotë detare të fjalës së fundit.

Rama kërkoi që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen ndërsa shtroi nevojën e një dialogu të përhershëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë.

"Është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin territorial të Ukrainës, Mbështetje që është më e palëkundur se kurrë. I qëndrojmë detyrimeve që ne kemi në Ballkanin Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe vend kandidat për në BE do vazhdojmë rolin tonë në mbështetje të paqes rajonale dhe stabilitetit. Ndërkohë që koncepti i ri strategjik thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO besojmë se është e rëndësishme të vazhdojmë një dialog të përhershëm me vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Serbinë. Pata njëherë shansin të them atë që kam përmendur në Samit.

Nevojën për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë të rëndësishme në logjistikën e aleancës tonë duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend ku mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë. Është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me dobi të plota dhe t’i shërbesh kësaj aleance”, tha Rama.

Të këshilluara

Kroacia hyn zyrtarisht në Euro

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë që të bëhet anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët te euro-s. Duke filluar nga 20...

22:16

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI