Flash

Kosova miraton vaksinimin kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç

Lapsi.al 14 July 2022
Kosova miraton vaksinimin kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë lejohej vaksinimi vetëm për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç. Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin dozën e parë, të dytë dhe të tretë. Në 24-orët e fundit janë shënuar 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ku fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima

Të këshilluara

Zjarr i madh në Novoselë (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Delisuf, njësia Administrative Novosele. Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen aktualisht katër zjarrfikës dhe mj...

15:05

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI