Flash

Berisha akuza qeverisë: Ju pret fati i Sri Lankës

Lapsi.al 14 July 2022
Berisha akuza qeverisë: Ju pret fati i Sri Lankës

përdorin shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike.

Ai tha se i pret fati i Sri Lankës.

“Në një tregim të Anton Cehovit, dy të quajtur gjahtar, në vend që të vrisnin gjahun, rojën. I gjetën 3 cironka në xhep dhe thanë; s’po i hamë se jemi me kreshmë. Ju nuk përdorni as Kreshmën, por e përdorni atë për të vjedhur pronat publike. Po pse e them këtë?

Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero. Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju? Shihni pak rrogat e tyre.

Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës. Pse ju them Sri Lanka? Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI