Flash

Goditet me sende të forta portieri i Saburtalos: pas eleminimit Partizani rrezikon edhe dënimin e UEFA-s

Lapsi.al 14 July 2022
Goditet me sende të forta portieri i Saburtalos: pas eleminimit Partizani

Humbja nuk është asnjëherë e pëlqyeshme, por duhet pranuar, gjë që nuk e kanë bërë tifozët e Partizanit, pas penalltive që përcaktuan daljen e të kuqve nga Europa dhe avancimin e Saburtalos. Momente tensioni janë regjistruar në “Air Albania”, me tifozët e kuq që gjendeshin prapa portës ku u gjuajtën penalltitë, që sulmuan me sende të forta dhe fishekzjarre, portierin e Saburtalos Megrelishvili.

Gjërat u qetësuan vetëm pas ndërhyrjes së disa futbollistëve të Partizanit, të cilët bënë që tifozët të zmbrapseshin, ndërsa portieri u shoqërua në një kënd tjetër të fushës. Nervozizmi vazhdoi edhe në mesin e fushës, në përplasjen mes disa pjesëtarëve të stafit të Partizanit dhe atyre gjeorgjianë. Episode që natyrisht kanë përfunduar në shënimet e arbitrit dhe në bazë të atyre që janë shkruar aty Partizani rrezikon të përballet edhe me një dënim nga UEFA për sjelljen e pahijshme të tifozëve të tij.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI