Flash

Kancer në testikul për 24 vjeçarin e Hertha Berlin: Marco Richter i detyruar të ndalojë

Lapsi.al 14 July 2022
Kancer në testikul për 24 vjeçarin e Hertha Berlin: Marco

Hertha Berlin dhe futbolli gjerman janë tronditur nga një lajm: Marco Richter, sulmuesi 24-vjeçar i Hertha Berlin, do të detyrohet të ndalojë për t'iu nënshtruar një operacioni shumë delikat. Në fakt, pas një ekzaminimi urologjik, lojtari u diagnostikua me kancer testicular.

Për ta bërë edhe më tronditës, shërben fakti se Richter ditët e fundit ishte stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe kishte marrë pjesë edhe në prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm. 24-vjeçari, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Bayern Mynih, bëri debutimin e tij në Bundesligë me Augsburg dhe ka qenë me Hertha Berlin që nga vera e kaluar. Me klubin e kryeqytetit Richter bëri 31 paraqitje dhe 6 gola në Bundes.

Klubi i Berlinit njoftoi lajmin e keq në një deklaratë zyrtare: “Hertha BSC mori një lajm të trishtuar përpara udhëtimit të tyre në Angli. Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: testet urologjike zbuluan një tumor testicular, i cili duhet të hiqet në mënyrë kirurgjikale. Mbetet për t'u bërë një diagnozë përfundimtare. Klubi do të përditësojë tifozët për progresin e Marcos kur të ketë më shumë informacion. Deri atëherë ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Marcos”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI