Flash

Saburtalo festë në Tiranë, Partizani del jashtë me penallti: Atanaskoski, Rrapajt dhe Maget fundosin Mehmetin

Lapsi.al 14 July 2022
Saburtalo festë në Tiranë, Partizani del jashtë me penallti:

Zhgënjim i madh. Nuk ka emër tjetër eleminimi në raundin e parë të Conference League për Partizanin, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 0-1 në Gjeorgji. E megjithatë, Saburtalo kthehet në rezultat me një gol të Guliashvili dhe e con ndeshjen deri te penalltitë, për të rrëmbyer kualifikimin në Tiranë, duke nxjerrë të kuqtë nga Europa. Atanaskoski, Rrapajt dhe Maget gabuan nga 11 metra, duke i dhënë një faturë të rëndë Mehmetit dhe Partizanit.

Të fortë në rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë, të kuqtë kërkuan të luanin me kujdes ndaj Saburtalos, që luajti me besim se mund të arrinte kualifikimin, besim që iu konsolidua që në vajtje me rastet e panumërta të humbura para portës së Teqjas. Gjeorgjianët ishin më insistues në pjesën e parë, ndërsa Partizani preferoi të mos rrezikonte, duke menduar më tepër për mbrojtjen: Guliashvili në minutën e 30 e, më pas, Tabatadze e Sikharulidze provuan pa i bërë keq Teqjas. Në pjesën e dytë, goditja e Rrapajt në të 50 që ishte edhe rasti më i mirë i ndeshjes, dha idenë e një ndryshimi kursi të ndeshjes, por në të 53 një kundërsulm i Saburtalos dënoi të kuqtë me Guliashvilin që fiksoi rezultatin në 0-1.

Gjeorgjianët ishin më të rrezikshmit edhe më pas, por Partizani rezistoi në shtesa, duke ia lënë gjithcka në dorë penalltive. E pas gabimit të dyfishtë të fillimit të Jinjolava dhe Atanaskoski, situata erdhi në favor të të kuqve me Rrapajn që mund të shënonte penalltinë e fundit që do t'i kualifikonte në raundin e dytë, Mesfushori gaboi dhe më pas ishte Maget që humbi penalltinë vendimtare që kualifikoi gjeorgjianët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI