Flash

Sri Lanka nuk gjen qetësi, kryeministri urdhron ushtrinë të qëllojë mbi protestuesit

Lapsi.al 14 July 2022
Sri Lanka nuk gjen qetësi, kryeministri urdhron ushtrinë të

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën. Ai është emëruar në detyrë nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme, duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.

Sri Lanka po vuan nga kriza e saj më e keqe ekonomike në dekada.

Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij dhe ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Ne nuk mund ta grisim kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t’i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë,” tha ai.

Sri Lanka ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t’i shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë, përsëri të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI