Flash

Video/ Mourinho, tatuazhi sekret mund të ketë lidhje me Tiranën: "Pas disa ditësh do t'jua tregoj"

Lapsi.al 14 July 2022
Video/ Mourinho, tatuazhi sekret mund të ketë lidhje me Tiranën:
Që nga grumbullimi në Portugali, Josè Mourinho vazhdon të ushqejë pritjen në lidhje me tatuazhin misterioz në shpatullën e tij të djathtë. Bota verdhekuqe mezi po pret të zbulojë se cfarë do të përfaqësojë tatuazhi, por Special One nuk e ka me nxitim: "Pas disa ditësh do t'jua tregoj", thotë Mou në një video në Instagram direkt nga Estadio Municipal në Albufeira, ku grupi verdhekuq po zhvillon seancat e para stërvitore të sezonit. Mourinho i kaloi pushimet në Afrikë përpara se të rifillonte punën me skuadrën. Pikërisht nga pushimet e fundit të Mourinhos kanë nisur hipotezat se fasha në krahun e teknikut mund të mbulojë një tatuazh tribal, por shanset më të mëdha i ka trofeu i fituar në Tiranë, kupa e parë e Conference League e fituar sezonin e kaluar. Vetëm koha do ta tregojë e ajo thotë 'duroni edhe pak ditë'. FALENDERIMI PËR ZJARRFIKËSIT Në të njëjtën video, Mou shfrytëzon rastin të falënderojë Brigadën Portugeze të Zjarrfikësve që po luftojnë kundër zjarreve të verës: "Një përqafim i madh për të gjithë zjarrfikësit që luftojnë zjarrin në vendin tim në një kohë kaq të vështirë. Por jo vetëm në vendin tim, ka djem vërtet guximtarë”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI