Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Berisha paralajmëron protesta si në Sri Lanka, por jo në verë

Lapsi.al 15 July 2022
Berisha paralajmëron protesta si në Sri Lanka, por jo në

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha sulmoi ashpër qeverinë për amnistinë fiskale, gazetarët e pyetën nëse do të zhvillohen protesta në verë.

Duke mos dashur të thotë "Jo", Sali Berisha deklaroi se protestat nuk përjashtohen, por se po punohet shumë për zgjerim të aksionit opozitar.

Berisha tha se: "Një skenar si i Sri Lankës i pret" - edhe pse ai e di shumë mirë se Sri Lankasit nuk pritën vjeshtën dhe freksimin e motit që të rrëzonin Presidentin.

"Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet. Një skenar si i Sri Lankës i pret. Është i njëjti mekanizëm i krijuar. Ish guvernatori i Bankës së Argjentinës paguhet 8 milionë në vit për shkrimet. A e çoi Veliaj në Sri Lanka, apo nga Sri Lanka e solli këtu kjo është për tu hetuar. A e morët vesh që shkoi zonja Hajdari për të dëshmuar dhe SPAK i tha “ik ik, largohu, mos na ngatërro me qeverinë”. Përgjigjen do ta japin qyetarët." - u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme me gazetarët në selinë blu. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI