Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Kritikat për amnistinë fiskale, Rama papritur bëhet sovranist

Lapsi.al 15 July 2022
Kritikat për amnistinë fiskale, Rama papritur bëhet sovranist

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga Dhoma amerikane e tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale.

Rama e cilësoi këtë një fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit.

“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj. Institucione financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucione të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave mund të kenë kundërshti, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të çohet dhe të thotë nuk duhet amnistia.

Ka risqe? Patjetër, por po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta, e dyta po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë fiskale dhe penale të bëra në BE, është shumë më i shtrënguar”, tha ai. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI