Flash

Lukaku provon të pajtohet me tifozët e Inter: "Bëra gabim që u largova"

Lapsi.al 15 July 2022
Lukaku provon të pajtohet me tifozët e Inter: "Bëra gabim

Qindra tifozë, kore dhe entuziazëm për ardhjet e reja. Interi prezantoi fanellën e re në mes të tifozëve zikaltër në zemër të Milanos dhe Romelu Lukaku ka qenë në gjendje të shijonte sërish dashurinë e tifozëve të tij të vjetër: "Kjo është sfida ime më e madhe sportive - komentoi ai - sepse bëra gabim që u largova. Ishte e drejtë të kthehesha dhe jam i lumtur që e vesh sërish këtë fanellë. Ne duam të fitojmë përsëri."

Nëse falja e tifozëve do të arkivohet me arritjen e objektivave, Lukaku ka një mendim edhe për fushën e lojës: “Jam i lumtur që jam kthyer te Inter dhe do të bëj gjithçka për të fituar titullin kampion”.

Mes lojtarëve të pranishëm ishte edhe binjaku i golit të belgut, Lautaro Martinez, i vlerësuar nga tifozët ziklatër: “Jam i lumtur që kam qëndruar te Inter dhe sigurisht që do të jetë një sezon sfidues, por ne jemi gati të fitojmë sërish”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI