Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Mbytja e adoleshentit në Durrës, rrëfehet roja bregdetare: Nxituam të afroheshim, por gjithçka ishte e kotë

Lapsi.al 15 July 2022
Mbytja e adoleshentit në Durrës, rrëfehet roja bregdetare:

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në plazhin e Durrësit, ku 18-vjeçari Anri Kashiku humbi jetën pasi shpëtoi vëllain dhe shokun e tij nga mbytja në det. Lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe roja bregdetare, Igli Shahinaj i cili punon prej dy vitesh në këtë zonë.

Në një prononcim për News24, ai tha se pavarësisht se ishte vendosur flamuri që sinjalizonte pushuesit të mos futeshin në det, dy të miturit kishin hyrë pa lejen e familjarëve të tyre.

Shahinaj tregon se hyri në det së bashku me Anrin dhe një punëtor të zonës, por kur po nxirrnin adoleshentët në breg, 18-vjeçari mbeti mbrapa dhe nuk mundën ta shpëtonin.

“Deti ishte me dallgë të mëdha dhe pamë dy persona që kishin hyrë në det pa lejen e familjarëve. Ngaqë kishim flamurin që nuk lejohej të futeshe në det vrapuam për të ndihmuar dy të miturit që nuk i dëgjonin thirrjet. Bashkë me mua erdhi vëllai i tij dhe një punëtor i zonës. Vrapuam të nxirrnim me shpejtësi dy të miturit, por personi i tretë që ishte me ne mbeti prapa. Kur kthyem kokën pamë vetëm kapelen. Nxituam të afroheshim, por gjithçka ishte e kotë, sepse vetëm kapelja ishte aty dhe nuk mundëm ta ndihmonim dot”, – thotë ai.

Sipas policisë, “roja bregdetare, shtetasi I. Sh., e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë”. Ndërkohë 18-vjeçarit Anri Kashiku përcillet pasditen e sotme për në banesën e fundit. Vdekja e tij tragjike tronditi të gjithë komunitetin e zonës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI