Flash

Paratë e drogës që e shndërruan Ramën në sovranist

Lapsi.al 15 July 2022
Paratë e drogës që e shndërruan Ramën në sovranist
"Ne e kemi pranuar qoftë edhe shprehjen më mirë M...sesa i vogël, ama të huajt për budallej nuk na bëjnë dot". Kjo ishte një nga frazat e fundit të njërit prej fjalimeve më anti perendimore që ka mbajtur kryeministri shqiptar, në përpjekje për ti'u kundërvënë BE-se, që ka shprehur shqetësim për ligjin e amnistisë fiskale të Shqipërisë. Brukseli ka vënë alarmin se nisma e qeverisë përbën rrezik për pastrimin e parave dhe dëmton reputacionin e Shqipërisë, por Edi Rama i konsideroi këto si manovra për të mbajtur në vendet europiane paratë e shqiptarëve dhe për të mos i lënë ato të investohen këtu:"Të flasim hapur tha ai, a mos duan vallë që paratë e emigrantëve të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë"? Lexo me tej:

VIDEO/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë fjalën e Ramës për amnistinë

Lapsi.al e ka parë me lupë këtë fjalim gati 30 minutësh të kryeministrit dhe ka gjetur aty, fjalë, togfjalsha dhe shprehje që i fryjnë etheve të nacionalizmit dhe që nxisin urrejtjen dhe mosbesimin ndaj të huajve që e kundërshtojnë këtë nismë. "Ata po na trajtojnë si njerëz me bisht", "Po na thonë s'jeni të aftë të bëni ato që kemi bërë ne prej kohësh", "Po na marrin pak si lehtë", "Po tregojnë mungesë respekti ndaj shqiptarëve dhe qeverisë të tyre" ishin disa nga shprehjet e kryeministrit, i cili në sfondin e kësaj perendimorofobie, gjeti rastin të kujtojë edhe trajtimin që i bëhej 30 vjet më parë refugjatëve shqiptarë: "Trajtoheshim si kafshë në porte e aeroporte...na quanin kriminelë dhe drogaxhinj" tha ai duke dalë jashtë kontekstit.  Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës I gjithë diskuri sovranist i Edi Ramës mbështetej në tezën se të huajt po e pengojnë pa arsye amnistinë fiskale, pasi ata nuk duan që fluksi i parave që janë jashtë të mbërijë në atdheun e atyre që i kanë fituar, se ata nuk pranojnë as të diskutojnë dhe se e gjitha kjo nuk ka kuptim sot, kur Shqipëria i ka kapacitetet për tu përballur me këtë sfidë. Ai përmendi rastin e një ndërkombëtari që i kërkonte qeverisë Shqiptare hartimin e një ligji që nuk ekziston askund në botë pa përmendur qartësisht se për se bëhej fjalë dhe foli për një konspiracion që prodhon "goditje të porositura nën brez". Me sa duket me ato kishte parasysh deklarata e dhomës amerikane dhe gjermane të tregtisë që bënë deklarata të forta kundër amnistisë, dhe që Rama nuk la rast pa i bullizuar dhe shantazhuar. Ai foli për "dhoma tregëtie me flamuj të huaj, që tregojnë mungesë respekti ndaj shqiptarëve duke hartuar fletërrufe" dhe shtoi se në konsultimin kombëtar pro amnistisë kanë votuar 66% e gjysëm milioni shqiptarësh, por ata nuk konsiderohen nga tre përfaqësues tregtarësh me flamuj të huaj. Ai i shantazhoi drejtuesit e këtyre dhomave duke aluduar se ka djeni që ata vetë janë përfshirë në evazion fiskal. Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon individë më të shkuar kriminale serioze I gjithë fjalimi afro 30 minutësh i Ramës kundër ndërkombëtarëve që e konsiderojnë amnistinë si një përpjekje për të shplarë paratë e krimit u dominua nga shprehejet e përsëritura disa herë "nuk na bëjnë dot budallej", "na konsiderojnë me bisht": "respekti reciprok është "A" e punë sime" tha ai duke i konsideruar si mungesë respekti thirrjet për rrezikun e depërtimit të parave të krimit në Shqipëri.  Drafti i amnistisë fiskale pritet me ‘shqetësime serioze’ nga Komisioni Europian Pas krizës së disafishtë (tërmet, pandemi, luftë në Ukrainë) Rama po synon të mbledhë paratë e [do lloj ngjyre për të mbushur buxhetin, qoftë kjo edhe me [mimin e një kthese sovraniste dhe nxitjes së ksenofobisë. Pas 9 vitesh qeverise ky mund të konsiderohet pa frikë si qëndrimi më anti perendimor i tij. ©Lapsi.al         

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI